Vetaksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Sllatinë. Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se si pasojë e këtij vetaksidenti janë lënduar tre persona. “Sonte, rreth orës 21:40, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor…

Lajme

12/07/2026 23:12

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Sllatinë.

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij vetaksidenti janë lënduar tre persona.

“Sonte, rreth orës 21:40, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Sllatinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, tha ai. /Lajmi.net/