Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza
Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të shërbejnë në këtë mision. Në një postim të publikuar në rrjetin social X, Bordi i Paqes u ka…
Lajme
Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët do të shërbejnë në këtë mision.
Në një postim të publikuar në rrjetin social X, Bordi i Paqes u ka uruar mirëseardhje pjesëtarëve të FSK-së.
Sipas njoftimit, pjesëtarët e FSK-së do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza, me angazhime në logjistikë dhe çështje civile.
“Mirëpresim anëtarët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ekip. Ata do të mbështesin përpjekjet për sigurinë në Gaza në fusha si logjistika dhe çështjet civile”, thuhet në postimin e Bordit të Paqes në X.
The #ISF welcomes the newest members of the Kosovo Security Force to the team. They will support the Gaza security effort in areas such as logistics and civil affairs.#StabilityStartsHere pic.twitter.com/Pv0xWif4Gz
— Board of Peace (@BoardOfPeace) July 12, 2026