Aksident trafiku në Ferizaj, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa është lënduar një person. “Rreth orës 19:34, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident…

Lajme

12/07/2026 21:10

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa është lënduar një person.

“Rreth orës 19:34, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale ne vetura, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha ai. /Lajmi.net/