Dy nënkolonelë të FSK-së diplomojnë me sukses në Kolegjin e Luftës në Turqi
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se dy oficerë të FSK-së, nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Abdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës” pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë, duke përmbyllur një program të avancuar të edukimit ushtarak për përgatitje në nivel strategjik. Maqedonci përmes…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se dy oficerë të FSK-së, nënkolonel Besim Gashi dhe nënkolonel Arben Abdyli kanë diplomuar me sukses në Institutin “Kolegji i Bashkuar i Luftës” pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Republikën e Turqisë, duke përmbyllur një program të avancuar të edukimit ushtarak për përgatitje në nivel strategjik.
Maqedonci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zhvillimi profesional dhe edukimi i personelit ushtarak mbetet një nga prioritetet e tyre në ndërtimin e një Force të Sigurisë së Kosovës moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve aleate.
“Ky sukses është dëshmi e përkushtimit tonë për ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve profesionale dhe të lidershipit ushtarak, si garanci për një FSK gjithnjë e më të aftë në përmbushjen e misionit të saj. Urime nënkolonel Gashi dhe nënkolonel Avdyli për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: