Haxhiu uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar në Pragë

Ushtruesja presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” për suksesin e arritur në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”, i mbajtur në Pragë, ku u vlerësua me Medaljen e Artë dhe katër çmime. Përmes një postimi, Haxhiu theksoi se krahas çmimit të parë, Elton Syla u shpall violinisti…

Lajme

12/07/2026 15:40

Ushtruesja presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” për suksesin e arritur në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”, i mbajtur në Pragë, ku u vlerësua me Medaljen e Artë dhe katër çmime.

Përmes një postimi, Haxhiu theksoi se krahas çmimit të parë, Elton Syla u shpall violinisti solist më i mirë, Princ Fanaj u vlerësua si violinisti më entuziast, ndërsa Orkestra “Amadeus” fitoi edhe çmimin e publikut.

“Urime të rinjve të orkestrës dhe gjithë ekipit për këtë sukses të madh dhe për përfaqësimin dinjitoz të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Orkestra “Amadeus” përfaqësoi Kosovën në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”, duke u kthyer me Medaljen e Artë dhe disa vlerësime, që shënojnë një arritje të rëndësishme për skenën muzikore të vendit.