Mitrovicë: Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar, trupi dërgohet për obduksion
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në Mitrovicën e Jugut. Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti. “Sot, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut është gjetur pa…
Lajme
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një banesë në Mitrovicën e Jugut.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informatën se në një banesë në Mitrovicën e Jugut është gjetur pa shenja jete një mashkull, 25-vjeçar. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti.
Ai bëri të ditur se, me urdhër të prokurorit, pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. /Lajmi.net/