Sulme me dronë dhe raketa raportohen në Oman dhe Jordani

Mediat shtetërore në Oman dhe Jordani raportuan të dielën për sulme me dronë dhe raketa, ndërsa SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen një tjetër valë sulmesh. Në Jordani, “tre raketa të lëshuara nga territori iranian ranë në disa lokacione brenda Mbretërisë në orët e para të mëngjesit të së dielës”, citoi Agjencia e Lajmeve e Jordanisë një…

Bota

12/07/2026 11:25

Mediat shtetërore në Oman dhe Jordani raportuan të dielën për sulme me dronë dhe raketa, ndërsa SHBA-ja dhe Irani shkëmbyen një tjetër valë sulmesh.

Në Jordani, “tre raketa të lëshuara nga territori iranian ranë në disa lokacione brenda Mbretërisë në orët e para të mëngjesit të së dielës”, citoi Agjencia e Lajmeve e Jordanisë një burim ushtarak.

“Nuk u raportuan viktima njerëzore dhe dëmet u kufizuan në humbje të vogla materiale”, thuhet aty, shkruan CNN.

Agjencia e Lajmeve e Omanit citoi një burim të sigurisë të ketë thënë se lokacione në Guvernatoratin Musandam “u shënjestruan nga dronë”. Ajo nuk bëri të ditur se nga kishin ardhur dronët. Guvernatorati Musandam shtrihet në Ngushticën e Hormuzit.

Më herët, mediat shtetërore iraniane raportuan se forcat iraniane kishin shënjestruar lokacione në Oman dhe Jordani në shenjë hakmarrjeje për valën e fundit të sulmeve amerikane.