Tahiri: Kosova me gjysmë qeveri e president, vetëm krijimi i institucioneve të reja mund ta nxjerrë nga kriza

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për situatën politike në vend, duke vlerësuar se Kosova ndodhet në një gjendje të rëndë institucionale dhe diplomatike. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se vendi është me “gjysmë qeveri e president”, i izoluar, me diplomaci të heshtur dhe ekonomi të dobësuar.…

Lajme

12/07/2026 10:54

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për situatën politike në vend, duke vlerësuar se Kosova ndodhet në një gjendje të rëndë institucionale dhe diplomatike.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se vendi është me “gjysmë qeveri e president”, i izoluar, me diplomaci të heshtur dhe ekonomi të dobësuar.

“Kosova me gjysmë qeveri e president, e izoluar, diplomacia e heshtur, ekonomia përtokë – vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik të partive kryesore mund ta nxjerrin vendin tonë nga kjo gjendje të mjerueshme”, ka shkruar Tahiri.

Ajo ka theksuar se zgjidhja e situatës aktuale kërkon pajtim politik ndërmjet partive kryesore dhe formimin e institucioneve të reja, si rrugë për ta nxjerrë vendin nga kriza politike dhe institucionale. /Lajmi.net/