Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi i Maqedonisë së Veriut
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:35. “I dyshuari, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, është shoqëruar në stacionin policor pasi kishte…
Lajme
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit, pasi dyshohet se ka kaluar kufirin në mënyrë të paautorizuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:35.
“I dyshuari, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, është shoqëruar në stacionin policor pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/