Përleshje mes shtatë personave në Gjakovë, policia sekuestron armë dhe dërgon gjashtë në mbajtje
Shtatë persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:05, shkruan lajmi.net. “Janë arrestuar shtatë të dyshuar, pasi…
Lajme
Shtatë persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:05, shkruan lajmi.net.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje ishin rrahur në mes vete. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtër, një karikator, një fishek dhe katër gëzhoja”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/