Grabitje në Prishtinë, turistëve u merren para nën kërcënimin e armës dhe thikës
Dy persona me shtetësi të huaj kanë raportuar se janë grabitur nga një grup prej pesë deri në gjashtë personash në një parking në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:20, shkruan lajmi.net. “Dy viktima, një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, kanë raportuar se…
Lajme
Dy persona me shtetësi të huaj kanë raportuar se janë grabitur nga një grup prej pesë deri në gjashtë personash në një parking në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 00:20, shkruan lajmi.net.
“Dy viktima, një mashkull dhe një femër me shtetësi të huaj, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një parking, 5-6 persona të dyshuar, dy prej tyre nën kërcënimin e armës dhe thikës, ua kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “grabitje”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve janë duke vazhduar. /Lajmi.net/