Moti për të dielën
Dita e diel pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm në Kosovë, me vranësira të shoqëruara me intervale me diell. Sipas parashikimit të motit, në disa zona të vendit vranësirat do të sjellin reshje shiu, të cilat herë pas here do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet…
Lajme
Dita e diel pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm në Kosovë, me vranësira të shoqëruara me intervale me diell.
Sipas parashikimit të motit, në disa zona të vendit vranësirat do të sjellin reshje shiu, të cilat herë pas here do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë./lajmi.net/