Kosova përmirëson bilancin tregtar me Holandën dhe Zvicrën, rriten eksportet në vitin 2025
Kosova ka shënuar përmirësim në marrëdhëniet tregtare me Holandën dhe Zvicrën gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, të bazuara në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas këtyre të dhënave, deficiti tregtar me Holandën është ulur me 21.4 për qind, duke zbritur nga 34.4 milionë euro…
Lajme
Kosova ka shënuar përmirësim në marrëdhëniet tregtare me Holandën dhe Zvicrën gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, të bazuara në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas këtyre të dhënave, deficiti tregtar me Holandën është ulur me 21.4 për qind, duke zbritur nga 34.4 milionë euro në 27.1 milionë euro. Në të njëjtën kohë, eksportet drejt këtij shteti janë rritur me 13.3 për qind, ndërsa importet kanë shënuar rënie prej 6.7 për qind, transmeton lajmi.net.
Pozitive paraqitet edhe ecuria e shkëmbimeve tregtare me Zvicrën. Bilanci pozitiv tregtar është rritur me 11.8 për qind, duke arritur në 51.1 milionë euro. Ndërkaq, eksportet kosovare në tregun zviceran janë rritur me 15.1 për qind, ndërsa mbulueshmëria e importeve nga eksportet ka mbetur në nivel të lartë, 205.9 për qind.
Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se këta tregues dëshmojnë për rritjen e potencialit të prodhuesve dhe eksportuesve kosovarë në tregjet ndërkombëtare, duke theksuar se forcimi i konkurrueshmërisë së ekonomisë mbetet kyç për zgjerimin e mëtejshëm të eksporteve.
Postimi i plotë:
Marrëdhëniet tregtare me Holandën dhe Zvicrën
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2025 tregojnë zhvillime pozitive në tregtinë e jashtme të Kosovës:
🇳🇱 Holanda
✅ Deficiti tregtar është zvogëluar me 21.4%, duke rënë nga 34.4 milionë € në 27.1 milionë €.
✅ Eksportet janë rritur me 13.3%, ndërsa importet kanë shënuar rënie prej 6.7%.
🇨🇭 Zvicra
✅ Bilanci pozitiv tregtar është rritur me 11.8%, duke arritur në 51.1 milionë €.
✅ Eksportet kanë shënuar rritje prej 15.1%, ndërsa mbulueshmëria e importeve nga eksportet mbetet shumë e lartë, 205.9%.
📈 Këto të dhëna pasqyrojnë potencialin e prodhuesve dhe eksportuesve kosovarë në tregjet ndërkombëtare, si dhe rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të konkurrueshmërisë së ekonomisë së Kosovës./lajmi.net/