Trajneri i Belgjikës akuzon gjyqtarët për humbjen ndaj Spanjës

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia ka akuazuar gjyqtarët për humbjen nga Spanja dhe eliminimin nga Kupa e Botës. Ai pretendon se kombëtarja e Belgjikës u dëmtua me një penallti të paakorduar në pjesën e parë. “Nuk e di pse Michael Oliver nuk e konsultoi VAR-in për atë prekje me dorë. Shkoi kundër nesh. Ne e…

Sport

11/07/2026 12:38

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia ka akuazuar gjyqtarët për humbjen nga Spanja dhe eliminimin nga Kupa e Botës.

Ai pretendon se kombëtarja e Belgjikës u dëmtua me një penallti të paakorduar në pjesën e parë.

“Nuk e di pse Michael Oliver nuk e konsultoi VAR-in për atë prekje me dorë. Shkoi kundër nesh.

Ne e pamë Spanjën në sy. Duhet ta pranojmë humbjen, por dhamë gjithçka dhe nuk ishte e mjaftueshme”, ka deklaruar Rudi Garcia.

Kujtojmë që Spanja fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës.