Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje
Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një xhamie në Kaçanik. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik. Imami i xhamisë, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë…
Lajme
Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje
Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një xhamie në Kaçanik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 korrik 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik.
Imami i xhamisë, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë vjedhur kasafortën e xhamisë.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.