Formacionet zyrtare: Spanja – Belgjika

Spanja dhe Belgjika do të përballen sonte në një nga sfidat më të forta të çerekfinaleve të Kampionatit Botëror 2026. Dy kombëtaret do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm,  sigurimin e një vendi në gjysmëfinale. Spanjollët vijnë në këtë duel pas një forme mbresëlënëse, duke eliminuar Portugalinë në fazën e 1/8 së finales…

Sport

10/07/2026 19:38

Spanja dhe Belgjika do të përballen sonte në një nga sfidat më të forta të çerekfinaleve të Kampionatit Botëror 2026.

Dy kombëtaret do të zbresin në fushë me objektivin e vetëm,  sigurimin e një vendi në gjysmëfinale.

Spanjollët vijnë në këtë duel pas një forme mbresëlënëse, duke eliminuar Portugalinë në fazën e 1/8 së finales dhe duke konfirmuar se janë ndër pretendentët kryesorë për trofeun.

Në anën tjetër, Belgjika ka treguar forcë dhe efikasitet gjatë këtij Botërori.

“Djajtë e Kuq” siguruan kualifikimin në çerekfinale pasi mposhtën Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tani synojnë të shkaktojnë një tjetër surprizë ndaj një prej favoritëve të turneut.

Formacionet zyrtare:

🇪🇸 Spain XI: Unai Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabian Ruiz; Yamal, Dani Olmo, Alex Baena; Oyarzabal.

🇧🇪 Belgium XI: Courtois; Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper; Raskin, Tielemans, Vanaken; Doku, De Ketelaere, Trossard./Lajmi.net/