Rruga Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit, asfaltimi pritet të nisë së shpejti
Po i afrohet përfundimit projekti i rrugës që lidh Kaçanikun me Kërbliqin dhe Vitisë, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës me vlerë mbi 2 milionë euro. Rruga ka gjatësi rreth 11 kilometra dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në javët në vijim pritet të nisë faza e asfaltimit të këtij segmenti, raporton lajmi.net Përfundimi i kësaj…
Lajme
Po i afrohet përfundimit projekti i rrugës që lidh Kaçanikun me Kërbliqin dhe Vitisë, një investim i Ministrisë së Infrastrukturës me vlerë mbi 2 milionë euro.
Rruga ka gjatësi rreth 11 kilometra dhe gjerësi 5 metra, ndërsa në javët në vijim pritet të nisë faza e asfaltimit të këtij segmenti, raporton lajmi.net
Përfundimi i kësaj rruge pritet të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve, të përmirësojë lidhjen ndërmjet Kaçanikut, Kërbliqit dhe Vitisë, si dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit malor dhe bizneseve lokale.
Me përfundimin e punimeve, qasja drejt atraksioneve natyrore të Kërbliqit, përfshirë ujëvarat e fshatit, pritet të jetë më e lehtë dhe më e sigurt për vizitorët./Lajmi.net/