Aksident në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, Policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në zonën industriale në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një motorr dhe një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, raporton lajmi.net Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me rrethanat…

Lajme

10/07/2026 18:29

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në zonën industriale në rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një motorr dhe një veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, raporton lajmi.net

Policia pritet të japë më shumë detaje lidhur me rrethanat e aksidentit./Lajmi.net/