Abdixhiku bashkë me Osmanin mbërrin në Kuvend, nis takimi me Kurtin për çështjen e presidentit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Abdixhiku pritet të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku temë e diskutimit pritet të jetë gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e zgjedhjes së presidentit të…

Lajme

10/07/2026 18:12

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në objektin e Kuvendit të Kosovës, i shoqëruar nga ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Abdixhiku pritet të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku temë e diskutimit pritet të jetë gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm, raporton lajmi.net

Ky takim vjen pas atij që Kurti zhvilloi më herët gjatë ditës me kryetarin e PDK-së, për të cilin deklaroi se ishte konstruktiv, por pa ndonjë rezultat konkret./Lajmi.net/