Të shtëna me armë në Gjakovë, arrestohet i dyshuari dhe i sekuestrohet arma
Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka kanosur një person dhe ka shtënë me armë zjarri. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar përmes linjës telefonike, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Raçë të Gjakovës. Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një…
Lajme
Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka kanosur një person dhe ka shtënë me armë zjarri.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar përmes linjës telefonike, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Raçë të Gjakovës. Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një gëzhojë të kalibrit 7.62×39 milimetra, transmeton lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, një mashkull madhor, është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të të njëjtit kalibër.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar procedurat për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.
Policia Rajonale në Gjakovë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Njoftimi i plotë:
Sot, përmes linjës telefonike, Policia ka pranuar informacion për një rast kanosjeje dhe të shtënash me armë zjarri në fshatin Raçë, Gjakovë. Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë,dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.62×39 mm.
I dyshuari (mashkull i moshës madhore) është arrestuar dhe ka dorëzuar armën e përdorur, si dhe 11 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./lajmi.net/