Atdhe Demës i refuzohet ankesa nga Këshillin Prokurorial lidhur me pozitën e kryeprokurorit të shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar ankesën e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Atdhe Dema, ndaj vlerësimit të marrë gjatë procesit të përzgjedhje. Vendimi është marrë me një votë kundër, pesë vota për refuzimin e ankesës dhe një abstenim.Ankesën e prezentoi zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi. “Kandidati për kryeprokuror të shtetit, prokuror në Prokurorinë…

Lajme

10/07/2026 15:04

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar ankesën e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Atdhe Dema, ndaj vlerësimit të marrë gjatë procesit të përzgjedhje.

Vendimi është marrë me një votë kundër, pesë vota për refuzimin e ankesës dhe një abstenim.Ankesën e prezentoi zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi.

“Kandidati për kryeprokuror të shtetit, prokuror në Prokurorinë Speciale, zotëri Atdhe Dema, brenda afatit ligjor në Këshill ka paraqitur ankesën – citoj për shkak të moszbatimit të dispozitave të ligjit në aspektin procedural dhe material si dhe poentimi me kundërshtim me arsyetimin. Ai, në të njëjtën ankesë, i propozon Këshillit Prokurorial që këtë ta aprovojë në tërësi si të bazuar dhe të marrë vendim që të njëjtën ta kthejë tek paneli vlerësues, i cili brenda 5 ditëve ta shqyrtojë pjesën e vlerësimit ankimor.Po e citoj ankesën. Në ankesën, kandidati thekson se përkundër shkeljeve të tjera eventuale, në këtë ankesë lëshohen vetëm për sa i përket vlerësimit individual. Përmbi të gjitha, ky vlerësim nuk është i mbështetur në fakte konkrete dhe nuk përmban arsyetim të mjaftueshëm që justifikon pikët që janë dhënë në këtë pjesë.Përdorimi i shprehjeve të përgjithshme si “njohuri të pjesshme” dhe “përsërit veten” pa identifikuar pyetjet konkrete në përgjigjet përkatëse apo mundësitë specifike në trajtimin e çështjeve profesionale, nuk e përmbush standardin e një vendimmarrjeje të arsyetuar dhe të verifikueshme.

Tutje thotë se gjatë intervistës ka demonstruar njohuri të plota mbi legjislacionin në fuqi, praktikën gjyqësore, kompetencat institucionale që lidhen me funksionimin e kryeprokurorit të shtetit.

Përgjigjet e mia kanë qenë të strukturuara dhe të orientuara drejt thelbit të pyetjeve. Në disa raste, janë rikthyer të njëjtat parime ose koncepte, kjo ka ndodhur për shkak të ndërlidhjes së pyetjeve dhe nevojës për të theksuar bazën ligjore të përgjigjes dhe jo si pasojë e mungesës së njohurive apo aftësive për të elaboruar. Përmbi të gjitha, komisioni nuk ka evidentuar asnjë pasaktësi juridike, interpretim të gabuar të ligjit, apo mungesë të njohurive profesionale që do të mbështeste vlerësimin se posedoj njohuri të pjesshme. Mungesa e një analize konkrete e bën këtë vlerësim subjektiv dhe të pamjaftueshëm, sipas tij.

Në përputhje me parimet e ligjshmërisë, objektivitetit, transparencës dhe arsyetimit të vendimeve administrative, kërkoj që ky kriter të rishikohet mbi bazën e performancës reale të demonstruar gjatë intervistës e që vlerësimi të mbështetet në fakte konkrete, të dokumentuara dhe të verifikueshme.Koncept-dokumenti është hartuar në mënyrë të strukturuar duke trajtuar elementet tërësore që lidhen me ushtrimin e funksionit të kryeprokurorit, përfshirë vizionin strategjik, objektivat e prioritetit institucionale dhe masat konkrete për realizimin e tyre. Përsëritja e disa parimeve ose objektivave nga ana ime në pjesë të ndryshme të dokumentit nuk përbën mungesë të njohurive profesionale”, tha Vuniqi.Vuniqi tha se Dema nuk ka arritur të sigurojë prova për t’i bashkangjitur ankesës dhe si të tillë e vlerëson të refuzuar.

“Ankesa nga kandidati duhet të mbështetet në prova. Në referim të kësaj dispozite, ankesa e pranuar nga kandidati nuk ka të bashkëngjitur as edhe një provë, për çka anëtarët tjerë të Këshillit do të mund të vlerësonin pretendimet ankimore. Po ashtu, bazuar në praktikën e Këshillit, respektivisht në kundërshtimet e trajtuara në mbledhjen e 260 të Këshillit Prokurorial të Kosovës për propozitat për kryeprokurorë të prokurorive, mosparaqitja e provave, siç kërkohet me rregullore, konsiderohet si jo e plotë dhe e pamundur të verifikohen faktet ankimore si në rastin tonë. Andaj, bazuar në konstatimet e theksuar, pavarësisht që ankesa është paraqitur brenda afatit ligjor, prokurori Dema nuk i ka bashkëngjitur ankesës prova mbështetëse, siç përcaktohet me nenin 17, paragrafi 3 i Rregullores numër 07/2024 për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të Republikës së Kosovës, e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren 07/2026.Për më tepër, në rrethanat e rastit konkret, kandidati është vlerësuar me 89.3 pikë dhe është i rënditur i dyti në listë përfundimtare të kandidatëve, duke përmbushur pikën pragun minimal prej 70 pikësh të përcaktuara në rregullore për rekomandim në Këshill. Rrjedhimisht, ai vazhdon të jetë pjesë e procedurës së rizgjedhjes, do t’i nënshtrohet procesit të votimit në Këshill, së bashku me kandidatët e tjerë të rekomanduar, pavarësisht nëse ankesa miratohet apo refuzohet si e tillë. Andaj, në cilësinë e referuar, bazuar në analizën e thukët të ankesës dhe të rregullores për zgjedhjen e kryeprokurorit, rekomandoj që e njëjta ta refuzojë ky Këshill i nderuar”, tha Vuniqi.

Gjatë shqyrtimit të ankesës, anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi, ka vlerësuar se kandidatit nuk mund t’i kërkohet të dorëzojë prova për të mbështetur ankesën e tij, pasi ai nuk ka pasur mundësi dhe qasje për t’i siguruar ato.Sipas Krasniqit, KPK-ja duhet ta bëjë vlerësimin e ankesës vetëm mbi bazën e shtyllave dhe kritereve të përcaktuara të vlerësimit.Ndërsa ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, gjatë diskutimit ka thënë se për të është me rëndësi të kuptohet se sa mundësi ka pasur Komisioni për të ushtruar kontroll efektiv mbi vlerësimin e vendosur.