Pamje brenda takimit Kurti-Hamza, i pranishëm edhe Hekuran Murati
Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë lëshuar një njoftim për takimin që Kurti pati me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve me partitë politike për formimin e institucioneve të reja të vendit. Pas takimit të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti ka deklaruar…
Lajme
Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë lëshuar një njoftim për takimin që Kurti pati me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në kuadër të konsultimeve me partitë politike për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Pas takimit të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Kurti ka deklaruar se diskutimi me kryetarin e PDK-së ishte konstruktiv ndonëse nuk pati rezultat konkret.
“Uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotëroj edhe në vijim dhe në përputhje me afatet të konstituojmë institucionet. Për bindjen time vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të vazhdoj të mbizotëroj”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai deklaroi se po ashtu se “për zgjedhjen e presidentit përgjegjësia bie mbi të gjitha partitë”, ndërsa shtoi se për këtë pozitë duhet një figurë konsensuale, të mos jetë i asnjë partie, dhe dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale, që i ka vlerat e dëshmuara kombëtare e profesionale dhe të jetë shprehje e unitetit.
E bashkë me Kurtin brenda në takim ishte edhe Hekuran Murati.

Në kuadër të konsultimeve, kryeministri në detyrë Kurti pasdite do të takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./Lajmi.net/