Kurti: Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm Vetëvendosjes, andaj kërkohet një figurë që s’i takon asnjë partie
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u deklarua sot pas takimit që pati me të parin e PDK-së, Bedri Hamza. Në thelb gjatë deklarimit edhe Kurti si Hamza e pranoi se nuk ua rrit kurrfarë marrëveshje dhe se s’ka ndonjë rezultat nga takimi. Por Kurti ndër të tjerash deklaroi se përgjegjësia për çështjen e zgjedhjes së…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u deklarua sot pas takimit që pati me të parin e PDK-së, Bedri Hamza.
Në thelb gjatë deklarimit edhe Kurti si Hamza e pranoi se nuk ua rrit kurrfarë marrëveshje dhe se s’ka ndonjë rezultat nga takimi.
Por Kurti ndër të tjerash deklaroi se përgjegjësia për çështjen e zgjedhjes së presidentit nuk i takon vetëm ati dhe Vetëvendosjes, por edhe gjithë partive të tjera politike.
“Por gjithashtu edhe partitë e pakicave që kanë qenë në të kaluarën bashkë me VV-në në qeverisje ne s’kemi asnjë arsye për të besuar se s’do të jetë sërish njësoj. Kemi shumicën e deputetëve në Kuvend, më shumë se 61. Nëse unë si fitues i zgjedhjeve kam përgjegjësinë për formimin e qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese.Andaj edhe ne pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale. Pra, dikush që s’është i asnjë partie politike, dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale, që ka vlera të dëshmuara kombëtare e profesionale e qytetarë e të jetë shprehje e unitetit siç e kërkon kushtetutshmëria jonë”,shtoi Kurti.
“Kjo është jo ideja jonë e kërkesa jonë, por kjo është fryma dhe germa e kushtetutës. Për qeverisje përgjegjësia bie mbi ne, por për presidentin të gjithë kemi përgjegjësi.Tash jemi në fazën e konsultimeve me partitë opozitare, me PDK dhe LDK që pranuan të takohemi për një zgjidhje politike për rrugën përpara. Jemi të interesuar t’i japim kohë diskutimeve, e që legjislatura të ketë kryetar, kryeministër dhe president”, transmeton lajmi.net.
“Me Hamzën u takuam së pari në këtë raund të takimeve meqenëse është edhe subjekti i dytë me numrin e deputetëve pas Vetëvendosjes si fituese. E falënderoj z.Hamza për këtë takim i cili ishte takimi i parë he konstruktiv që kaloi në atmosferë të vullnetit të interesimit për t’i dhënë institucione të reja Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht s ‘mund të them se kemi rezultat konkret apo të arritur që do të’ mund ta ndaja me publikun, por duhet theksuar se me Hamzën jam takuar dy herë gjatë dimrit dy herë e asnjëherë në pranvera dhe ky ishte takimi i parë në këtë verë e uroj që kjo frymë e konstruktivitetit të mbizotërojë enë përputhje me afatet kushtetuese ti konstituojmë institucionet e vendit t’i japim edhe kryetar kuvendit, edhe qeveri edhe kryeministër edhe po ashtu president të ri. Pra për bindjen time vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të mbizotërojë e do të mund të jemi megjithatë optimist për rrugën përpara”,deklaroi Kurti.
Ai tha se në pasditen e vonë do të takoj edhe Lumir Abdixhikun e të shohim që si tri subjekte të mëdha që së bashku kanë, le t’i mbledhim 93 deputetë në shpejtësi .
“Ne kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve që të konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11-të.Për dy raundet e para për shkak të një aktgjykimi të Kushtetueses së 2011 duhet pasur 80 deputetë në sallë për të zgjedhur presidentin e ri, ndonëse në raundin e tretë s’kërkohet një gjë e tillë.Për bindjen time ky numri 93 është mëse i mjaftueshëm, ndërsa në anën tjetër e dini se nuk është aspak e sigurtë nëse konsiderojmë që numri prej 80 apo 81 garanton kuorumin e nevojshëm. Siç e kemi thënë më herët se është e nevojshme për 84 apo 85 për të qenë të sigurtë për rrugën përpara”,tha Kurti.
Ai po ashtu foli edhe për mos-pranimin e Aleancës për t’u takuar me të.
“Unë kur i mblodha numrat e deputetëve, nuk thash edhe plus 7 për shkak se kryetari i AAK-së nuk e ka konsideruar të nevojshme që të takohet me mua, unë besoj se është e rëndësishme të takohet me mua VV është fituese e zgjedhjeve, ne edhe nëse s’do jemi bashkë në qeveri do jemi bashkë në institucione. Kur zhvillohen takime gjithandej nuk është në rregull që një parti e respektuar si AAK-ja të refuzojë takimin me mua, e po them 93 në vend se 100”,tha a./Lajmi.net/