Kurti i pakënaqur me përgjigjen e Gjinit: Nuk është në rregull që një parti e respektuar si AAK-ja të refuzojë takimin me mua

Kryetari i VV-së, Albin Kurti pas takimit që pati me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza ka folur për media. Ai ka komentuar refuzimin për takim që ia bëri kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, transmeton lajmi.net. “Unë kur i mblodha numrat e deputetëve, nuk thash edhe plus 7 për shkak se kryetari i AAK-së nuk e…

Lajme

10/07/2026 10:53

Kryetari i VV-së, Albin Kurti pas takimit që pati me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza ka folur për media.

Ai ka komentuar refuzimin për takim që ia bëri kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, transmeton lajmi.net.

“Unë kur i mblodha numrat e deputetëve, nuk thash edhe plus 7 për shkak se kryetari i AAK-së nuk e ka konsideruara  të nevojshme që të takohet me mua, unë besoj se është e rëndësishme të takohet me mua VV është fituese e zgjedhjeve, ne edhe nëse s’do jemi bashkë në qeveri do jemi bashkë në institucione. Kur zhvillohen takime gjithandej nuk është në rregull që një parti e respektuar si AAK-ja të refuzojë takimin me mua, e po them 93 në vend se 100.”, u shpreh ai./lajmi.net/