Pa marrëveshje, Hamza flet pas takimit me Kurtin: PDK do të jetë në opozitë, iu dëshirojmë sukses të gjithë atyre që takohen dhe t’i japin vendit institucione
Nuk ka ndonjë marrëveshje apo dakordim mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza pas takimit që zhvilluan. I pari i PDK-së tha se pozicioni i partisë së tij është që të jetë në opozitë dhe se i dëshiron sukses Kurtit dhe partive tjera që bisedojnë dhe t’i japin vendit institucione,…
Lajme
Nuk ka ndonjë marrëveshje apo dakordim mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza pas takimit që zhvilluan.
I pari i PDK-së tha se pozicioni i partisë së tij është që të jetë në opozitë dhe se i dëshiron sukses Kurtit dhe partive tjera që bisedojnë dhe t’i japin vendit institucione, transmeton lajmi.ent.
“Sapo e përfunduam takimin me z.Kurtin. Ju e dini qëndrimin tim që ka qenë publik, që PDK ka garuar me një program, ka garuar me prioritete të cilat kanë të bëjnë me fushën e ekonomisë, me fushën e mirëqenies sociale, duke përfshirë rritjen e pagave, pensioneve dhe gjitha pagesave të tjera, me projekte në energji dhe infrastrukturë dhe ky ka qenë prioriteti ynë që ne të bëjmë punë dhe veprime se si ta përmirësojmë këtë vend dhe si ta përmirësojmë jetën e qytetarëve të Kosovës. Për t’i zbatuar këto prioritete, kemi thënë që PDK nuk ka vija të kuqe, është e hapur për të biseduar pa u imponuar për marrëveshje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë gjitha institucionet. Bazuar në bisedat dhe diskutimet që i kemi pasu, normalisht korrekte, është që PDK në këtë mandat të jetë në opozitë dhe ne ju dëshirojmë sukses z.Kurti dhe gjithë atyre që takohen, bisedojnë, t’i japin vendit institucione, përveç PDK-së, në Kuvendin e Kosovës janë edhe 98 deputetë të tjerë, matematikisht ka mundësi që të bëhet kompletimi i gjitha institucioneve. Këtu është pozita e PDK-së. Ne do të bashkëpunojmë me të gjitha forcat politike brenda Kuvendit, në dobi dhe interes të qytetarëve të Kosovës.”, tha Hamza./lajmi.net/