Qytetarit në Vushtrri i vidhen pajisjet dhe mjetet e ndryshme të ndërtimtarisë
Një vjedhje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vushtrri. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur, i kanë vjedhur pajisje e mjete të ndryshme që përdorën në ndërtimtari. Rasti është nën hetime nga organet kompetente./Lajmi.net/