Arrestohet një person në Ferizaj, policia sekuestron rreth 250 gramë marihuanë, armë, para dhe telefon

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:55 në rrugën “Hysen Tërpeza”, ku gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 249.1 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, tri…

Lajme

10/07/2026 09:21

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 16:55 në rrugën “Hysen Tërpeza”, ku gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 249.1 gramë substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, tri fara të bimës Cannabis sativa, një pistoletë me gaz, 200 euro dhe 250 lekë para të gatshme, si dhe një telefon mobil, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për veprat penale “Posedim i substancave narkotike” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Raporti i plotë:

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Hysen Tërpeza, Ferizaj  09.07.2026 – 16:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se gjatë kontrollit në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar: 249.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, tri fara të bimës kanabis sativa, një pistoletë me gaz, 200 € dhe 250 lekë para të gatshme, një telefon mobil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/