Kurti i buzëqeshur para se ta takoj Hamzën, me vete e ka Muratin: Presim që të jetë takim konstruktiv
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës për t’u takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. “Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të tani që u certifikuan rezultatet”, tha Kurti para se të hynte në takim. Ky takim vjen në kuadër…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës për t’u takuar me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të tani që u certifikuan rezultatet”, tha Kurti para se të hynte në takim.
Ky takim vjen në kuadër të takimeve për formimin e institucioneve, pas certifikimit të rezultateve, transmeton lajmi.net.
Kurti me vete në takim e ka marrë ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Çështja e Presidentit pritet të jetë tema kryesore e takimit./lajmi.net/