Pa kolona në pikat kufitare, pritjet shumë të shkurtra
Pikat kufitare të Kosovës paraqiten të qeta mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve dhe me pritje të shkurtra. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 07:31, pritjet në hyrje dhe dalje të vendit variojnë nga 3 deri në 5 minuta. Po ashtu, Qendra bën të ditur…
Lajme
Pikat kufitare të Kosovës paraqiten të qeta mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve dhe me pritje të shkurtra.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 07:31, pritjet në hyrje dhe dalje të vendit variojnë nga 3 deri në 5 minuta.
Po ashtu, Qendra bën të ditur se në asnjërën prej pikave kufitare nuk janë regjistruar kolona të automjeteve.
