Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot shpallet aktgjykimi
Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021. Sipas njoftimit, aktgjykimi do të shpallet me fillim nga ora 14:30. Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj. Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe…
Lajme
Në Gjykatën Themelore në Pejë sot do të shpallet aktgjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, rasti i ndodhur në vitin 2021.
Sipas njoftimit, aktgjykimi do të shpallet me fillim nga ora 14:30.
Për vrasjen e trefishtë akuzohen Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj.
Në këtë rast kishin mbetur të vrarë dy nxënës dhe shoferi i autobusit, teksa ishte shtënë me armë zjarri ndaj autobusit që barte udhëtarët në fshatin Gllogjan të Deçanit.