LDK e pranon takimin me Kurtin, por me një kusht

Ka përfunduar mbledhja mbi 3 orë e Lidhjes Demokratike e Kosovës. Partia e Lumir Abdixhikut ka marrë vendim që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për takim. “Do të takohemi dy me dy, i përgjigjem pozitivisht”, ka thënë ai. “Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti,…

Lajme

09/07/2026 18:38

Ka përfunduar mbledhja mbi 3 orë e Lidhjes Demokratike e Kosovës.

Partia e Lumir Abdixhikut ka marrë vendim që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për takim.

“Do të takohemi dy me dy, i përgjigjem pozitivisht”, ka thënë ai.

“Unë sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e LVV-së, z. Kurti, në formatin 1+1. Pra, këtë here do të takohemi 2 me 2 dhe do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese”, ka thënë Abdixhiku.

“Do ta bëj publike për gjithë vendin që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri tani. Ky është komunikimi i parë zyrtar që kemi pasur pas përfundimit të zgjedhjeve”, vijoi ai.

Njëjtë ka vepruar edhe PDK-ja e Bedri Hamzës.

Sipas tyre, takimi duhet të mbahet në Kuvendin e Kosovës, në ora 9:00.

Ndërsa, partia e Ardian Gjinit, Aleanca, ka refuzuar pjesëmarrjen në takim.