Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës
Kampionati Botëror 2026 ka hyrë në fazën vendimtare. Sot nisin ndeshjet çerekfinale, ku Franca do të përballet me Marokun. Në ndeshjet e tjera përballen Spanja – Belgjika, Anglia – Holanda dhe Argjentina – Zvicra. Megjithatë, parashikimi i fundit i superkompjuterit të Opta-s, ka treguar fituesin e Kupës së Botës. Sipas parashikimit të fundit, Franca ka…
Sport
Kampionati Botëror 2026 ka hyrë në fazën vendimtare.
Sot nisin ndeshjet çerekfinale, ku Franca do të përballet me Marokun.
Në ndeshjet e tjera përballen Spanja – Belgjika, Anglia – Holanda dhe Argjentina – Zvicra.
Megjithatë, parashikimi i fundit i superkompjuterit të Opta-s, ka treguar fituesin e Kupës së Botës.
Sipas parashikimit të fundit, Franca ka probabilitetin më të lartë për të ngritur trofeun me 27.3%.
Spanja renditet e dyta me 21.3% shanse për të fituar turneun, derisa Argjentina zë vendin e tretë në renditje me një shans prej 17.3%.
Anglia ka një probabilitet prej 16.5% për t’u bërë kampione bote për herë të parë që nga viti 1966.
Norvegjia si një besfasi e këtij edicioni ka 6.6% shanse për të fituar Kupën e Botës, ndërsa Zvicra dhe Maroku kanë nga një probabilitete prej 3.8% dhe 3.7%.
Belgjika plotëson listën e çerekfinalistëve me një shans prej 3.6% për të shkuar deri në fund.