Haziri: Nuk ka arsye për zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, LDK po diskuton për institucionet

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar lidhur me mbledhjen që kryesia e kësaj partie është duke e mbajtur. Haziri, ka njoftuar se në këtë mbledhje është duke u diskutuar mbi çështje thelbësore, dhe, nuk ka hapësirë që të mendohet opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë. ‘’LDK po diskuton debat të brendshme…

Lajme

09/07/2026 16:39

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar lidhur me mbledhjen që kryesia e kësaj partie është duke e mbajtur.

Haziri, ka njoftuar se në këtë mbledhje është duke u diskutuar mbi çështje thelbësore, dhe, nuk ka hapësirë që të mendohet opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë.

‘’LDK po diskuton debat të brendshme mbi çështje thelbësore duke e analizuar rezultatin e fundit zgjedhor, pas takimit kolegjiumi, kryesia, ka nxjerr po ashtu nevojën të diskutojë kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike, për pragmatizmin që ne e kemi tregu, dhe parimet e bashkëpunimit në kuadër të ndërtimit të institucioneve që kanë dalë nga qershorit. Nuk ka vend, hapësirë, dhe asnjë arsye me mëndu opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtën e ardhshme, por ftesa e sotme e konfirmon që Abdixhiku në emër të LDK e ka traju letrën, është tu e diskutu brenda strukturave të LDK’së, dhe në fund ai personalisht, ose dikush nga ai, do të del dhe do të jap sqarimet e domosdoshme’’, ka thënë Haziri.