Ekstradohet nga Kosova për në Suedi një i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar për trafikim me narkotik

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 09.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit të Kosovës dhe Suedisë, E.K., nga Kosova për në Suedi. I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i…

Lajme

09/07/2026 16:08

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot me datë 09.07.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit të Kosovës dhe Suedisë, E.K., nga Kosova për në Suedi.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, për veprën penale “Trafikim me narkotik”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre suedeze. /Lajmi.net/