Policia vendos kamera sigurie në Cërnicë

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim me Koordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, si dhe me Njësinë e Policisë në Komunitet dhe Sektor të Stacionit Policor në Gjilan, ka realizuar projektin për vendosjen e kamerave të sigurisë në këtë fshat. Projekti është…

Lajme

09/07/2026 15:32

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim me Koordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, si dhe me Njësinë e Policisë në Komunitet dhe Sektor të Stacionit Policor në Gjilan, ka realizuar projektin për vendosjen e kamerave të sigurisë në këtë fshat.

Projekti është financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ndërsa është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit, e cila ka siguruar furnizimin me energji elektrike për funksionimin e sistemit të kamerave.

Sipas institucioneve, qëllimi i këtij projekti është rritja e sigurisë publike, parandalimi i veprave penale, mbrojtja e pronës dhe krijimi i një ambienti më të sigurt për banorët e Cërnicës.

Vendosja e kamerave është mirëpritur nga komuniteti lokal, i cili e ka vlerësuar këtë iniciativë si një investim të rëndësishëm për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Institucionet e përfshira kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të tjera që synojnë përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.

Policia e Kosovës dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike në Cërnicë kanë theksuar përkushtimin e tyre për identifikimin dhe adresimin e nevojave të komunitetit, me qëllim krijimin e një mjedisi më të qetë dhe më të sigurt për të gjithë./Lajmi.net/