Sibel Halimi tregon se a do të nënshkruan për shkarkimin e Abdixhikut?

Anëtarja e LDK-së Sibel Halimi, ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë për kërkesën për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku. Duke folur para mediave, Halimi tha se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor duhet të trajtohet nga të gjitha palët brenda LDK-së dhe se diskutimet duhet të përqendrohen në analizën e zgjedhjeve, raporton lajmi.net “Jo,…

Lajme

09/07/2026 14:54

Anëtarja e LDK-së Sibel Halimi, ka deklaruar se nuk do të nënshkruajë për kërkesën për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Duke folur para mediave, Halimi tha se përgjegjësia për rezultatin zgjedhor duhet të trajtohet nga të gjitha palët brenda LDK-së dhe se diskutimet duhet të përqendrohen në analizën e zgjedhjeve, raporton lajmi.net

“Jo, nuk do të nënshkruaj. Besoj që përgjegjësia duhet të merret nga të gjitha palët në LDK. Do të diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve”, deklaroi Halimi./Lajmi.net/