Albin Kurti i fton në takim liderët e partive politike, këtë herë edhe kryetarin e Aleancës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka ftuar në tak im krerët e partive politike në vend. Ftesa në fjalë është për të diskutuar në lidhje me zgjidhjen e çështjes së presidentit. Se ftesa u është dërguar tashmë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. “Po, sot në mëngjes,…

Lajme

09/07/2026 14:19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka ftuar në tak im krerët e partive politike në vend.

Ftesa në fjalë është për të diskutuar në lidhje me zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Se ftesa u është dërguar tashmë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, deklaroi Manxhuka për lajmi.net

Se do t’i ftoj në takim , këtë gjë Kurti e paralajmëroi edhe para certifikimit të zgjedhjeve.

Ai pati deklaruar se po pret certifikimin dhe se më pas do të vazhdojë edhe komunikimi me paritë politike në lidhje me çështjen e presidentit.

Për dallim nga hera e kaluar kur Kurti nuk ftoi kryetarin e AAK-së, këtë herë i ftuar për takim është edhe kreu i Aleancës, Ardian Gjini.

Letra e Kurtit drejtuar Bedri Hamzës të PDK-së, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Adrian Gjinit të Aleancës vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit.

Me certifikimin e rezultateve nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor për konstituimin e përbërjes së re parlamentare, e cila më pas do të duhet të zgjedhë ekzekutivin e ri dhe presidentin e Kosovës.

Meqë LVV-ja duket se i ka votat për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, nuk pritet që këto dy procese të hasin në pengesa, pasi për të dyja këto kërkohen 61 vota në Kuvendin prej 120 ulësesh.

Duke pasur parasysh bashkëpunimin e deritanishëm të Kurtit me partitë e pakicave joserbe – që gëzojnë 10 vende – atëherë votat për këtë proces nuk pritet të jenë telash.

Megjithatë, një çështje tjetër mund ta mbajë vendin në krizë institucionale dhe politike: zgjedhja e presidentit të ri./Lajmi.net/