KRU Prishtina kritikon KEDS-in: Ndërprerja e rrymës pa njoftim po destabilizon furnizimin me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në ITU Shkabaj, pa paralajmërim paraprak nga KEDS, ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë për disa zona. Sipas KRU Prishtina, energjia elektrike është ndërprerë sot në orën 11:00. “Pa as edhe një paralajmërim paraprak, KEDS ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike…

Lajme

09/07/2026 14:00

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ka njoftuar se ndërprerja e energjisë elektrike në ITU Shkabaj, pa paralajmërim paraprak nga KEDS, ka shkaktuar probleme në furnizimin me ujë për disa zona.

Sipas KRU Prishtina, energjia elektrike është ndërprerë sot në orën 11:00.

“Pa as edhe një paralajmërim paraprak, KEDS ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në ITU Shkabaj sot në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Kompania bën të ditur se si pasojë e kësaj ndërprerjeje do të ketë ndikime në furnizimin me ujë në Fushë Kosovë dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Si pasojë, do të ketë ndikime të mungesës së furnizimit me ujë në Fushë Kosovë dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë. Sipas informacioneve që kemi, rikthimi i energjisë elektrike pritet të bëhet sot rreth orës 15:00”, njofton KRU Prishtina.

Kompania thekson se mungesa e energjisë elektrike për disa orë destabilizon sistemin e furnizimit me ujë dhe krijon vështirësi në funksionimin e tij.

“Mungesa e energjisë elektrike për disa orë e destabilizon furnizimin me ujë dhe shkakton vështirësi në sistem. Më shqetësues është fakti se kjo ndërprerje është bërë pa asnjë paralajmërim nga ana e KEDS”, thuhet në reagimin e KRU Prishtina.