Haradinaj: Kosova duhet të veproj ashtu që në samitin e NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar pas mbajtjes së Samitit të NATO-s në Turqi. Ai ka thënë se aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë që ka shpëtuar popullin tonë nga gjenocidi, ka mbajtur samitin e radhës në Turqi. “Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të…
Lajme
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka shkruar pas mbajtjes së Samitit të NATO-s në Turqi.
Ai ka thënë se aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë që ka shpëtuar popullin tonë nga gjenocidi, ka mbajtur samitin e radhës në Turqi.
“Kosova duhet të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim. Edhe pse koha është e shkurtër, me punë serioze ky synim është i arritshëm. Kush nuk e mbështet këtë objektiv strategjik të Kosovës është ose shkurtpamës, ose nuk e kupton përgjegjësinë e postit që mban”, ka shkruar Haradinaj.
Samiti i radhës është konfirmuar nga Mark Rutte dhe Edi Rama se do të mbahet në Tiranë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: