Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit: Do të mbështesim forcimin e transparencës dhe llogaridhënies
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe ka takuar Auditoren e Përgjithshme Vlora Spancën dhe stafin e ZKA-së. Ajo ka thënë se Auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale, prandaj ka thënë se e vlerëson punën profesionale të tyre dhe…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka vizituar Zyrën Kombëtare të Auditimit, dhe ka takuar Auditoren e Përgjithshme Vlora Spancën dhe stafin e ZKA-së.
Ajo ka thënë se Auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies institucionale, prandaj ka thënë se e vlerëson punën profesionale të tyre dhe rolin në forcimin e transparencës në institucione publike.
“Gjatë takimit diskutuam për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale. Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: