Sulmi në Ibër-Lepenc, prokurori: Qeveria e Serbisë ka pasur rol kyç në përgatitje
Prokurori Bekim Kodraliu gjatë dhënies së fjalës hyrëse në gjykimin për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se Qeveria e Serbisë kishte rol kyç në përgatitjet e këtij sulmi. “Do të paraqesim prova konkrete lidhur me trajnimet dhe përgatitjet konkrete që sipas provave janë zhvilluar në poligonin ushtarak, i quajtur “Livadhet e pasulit” në Republikën…
Lajme
Prokurori Bekim Kodraliu gjatë dhënies së fjalës hyrëse në gjykimin për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, tha se Qeveria e Serbisë kishte rol kyç në përgatitjet e këtij sulmi.
“Do të paraqesim prova konkrete lidhur me trajnimet dhe përgatitjet konkrete që sipas provave janë zhvilluar në poligonin ushtarak, i quajtur “Livadhet e pasulit” në Republikën e Serbisë që tashmë dyshohet se ka edhe varrezë masive, krejt kjo si pjesë e përgatitjeve të aktiviteteve të kundërligjshme ndaj shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Prokurori tha se nga provat që kanë siguruar, e që do të prezantohen gjatë këtij gjymimi dhe provat e rasteve të mëhershme, do të vërtetohet se Qeveria e Serbisë ka pasur një rol kyç në këto përgatitje.