Një punëtor i Kosovamont u lëndua dje gjatë punës në KEK, Policia jep detaje

Një punëtor i “Kosovamont” është lënduar në vendin e tij të punës në KEK, dje rreth orës 14:00. Siç ka njoftuar Policia, ai ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK, shkruan lajmi.net. Rasti mbetet në hetime. “ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI SIGURISË NË VENDIN E PUNËS & SHKAKTIM I…

Lajme

09/07/2026 10:53

Një punëtor i “Kosovamont” është lënduar në vendin e tij të punës në KEK, dje rreth orës 14:00.

Siç ka njoftuar Policia, ai ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK, shkruan lajmi.net.

Rasti mbetet në hetime.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI SIGURISË NË VENDIN E PUNËS & SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM  Obiliq 08.07.2026 – 14:00. Raportohet se ankuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport 24 orësh.

Në lidhje me rastin, dje detaje ka dhënë edhe shefi i Emergjencës, Naser Syla i cili ka thënë se gjendja e punëtorit të lënduar është e rëndë.

“Pacient është i lënduar nga një mjet i fortë. Ai është 60 vjeqar. Gjendje e tij është e rëndë, Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, gjendja është stabile por e rëndë.”, u shpreh Syla dje për lajmi.net. /Lajmi.net/