Në Bërnjak kapet një shtetas i Serbisë me thikë dhe sprej, Policia i sekuestron
Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur një thikë dhe një sprej. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar pas kontrollit të një veture me targa të Serbisë, ku zyrtarët policorë kanë sekuestruar mjetet e gjetura. Në…
Lajme
Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë gjetur një thikë dhe një sprej.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është iniciuar pas kontrollit të një veture me targa të Serbisë, ku zyrtarët policorë kanë sekuestruar mjetet e gjetura.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti, ndërsa pas procedurave të nevojshme ai është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/