Azemi i VV-së merr pjesë në protestën në Tiranë, Balla: Normal janë kundër Edi Ramës dhe meje sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar pasi zyrtari i VV-së, Egzon Azemi ka marrë pjesë në protestën që po mbahet tash e rreth 40 ditë në Tiranë, duke kundërshtuar “shitjen e Zvernecit” dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës. Balla përmes një postimi në rrjetin social…

Lajme

09/07/2026 10:14

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka reaguar pasi zyrtari i VV-së, Egzon Azemi ka marrë pjesë në protestën që po mbahet tash e rreth 40 ditë në Tiranë, duke kundërshtuar “shitjen e Zvernecit” dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.

Balla përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ngritur akuza të forta për Azemin, ku ka thënë se i kanë “arrestuar me 11 mijë doza drogë”, shkruan lajmi.net.

“Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat.  Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalen për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë”, ka shkruar Balla në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: