MINTI publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohen nafta dhe benzina
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për të enjten, më 9 korrik 2026. Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar 1.44 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për të enjten, më 9 korrik 2026.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar 1.44 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.37 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin mbetet 0.61 euro për litër.
Krahasuar me një ditë më parë, si nafta ashtu edhe benzina janë shtrenjtuar për një cent për litër, ndërsa çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshime.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në territorin e Kosovës.
MINTI u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast të mosrespektimit të çmimeve të përcaktuara ose shkeljeve të tjera nga operatorët ekonomikë, t’i raportojnë ato përmes adresës elektronike [email protected] ose në numrin pa pagesë 0800 11000. /Lajmi.net/