Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet në rrugën Junik–Gjeravicë po shkojnë drejt përfundimit, në kuadër të një projekti me vlerë mbi 4.8 milionë euro, të financuar tërësisht nga ministria. Sipas njoftimit, projekti po realizohet në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Junikut. Ministria bëri të ditur se gjatë zbatimit të…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet në rrugën Junik–Gjeravicë po shkojnë drejt përfundimit, në kuadër të një projekti me vlerë mbi 4.8 milionë euro, të financuar tërësisht nga ministria.
Sipas njoftimit, projekti po realizohet në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Junikut.
Ministria bëri të ditur se gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur disa çështje pronësore, të cilat tashmë janë zgjidhur, duke i hapur rrugë vazhdimit normal të punimeve deri në përfundimin e tyre.
Rruga, me gjatësi prej 18 kilometrash, do të mundësojë qasje më të shpejtë dhe më të sigurt drejt Gjeravicës, majës më të lartë të Republikës së Kosovës.
Sipas ministrisë, asfaltimi i kësaj rruge pritet të forcojë lidhjen me një nga destinacionet më të rëndësishme malore të vendit, duke nxitur zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e zonës.
Ministria thekson se investimet në infrastrukturën e zonave malore janë ndër prioritetet e Qeverisë Kurti, me synim përmirësimin e qasjes në këto zona, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e potencialit turistik të Kosovës.