Neymar mund t’i japë fund karrierës si futbollist

Nga Brazili vijnë raportime tronditëse se Neymar Jr. po shqyrton seriozisht mundësinë për t’u tërhequr nga futbolli profesionist. Sulmuesi brazilian ka kontratë me Santos deri në fund të këtij viti, por persona pranë tij bëjnë të ditur se ai pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda pak ditësh. Aktualisht, Neymar ndodhet në Shtetet e Bashkuara të…

Sport

08/07/2026 19:59

Nga Brazili vijnë raportime tronditëse se Neymar Jr. po shqyrton seriozisht mundësinë për t’u tërhequr nga futbolli profesionist.

Sulmuesi brazilian ka kontratë me Santos deri në fund të këtij viti, por persona pranë tij bëjnë të ditur se ai pritet të marrë vendimin përfundimtar brenda pak ditësh.

Aktualisht, Neymar ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, sipas raportimeve, ende nuk ka një datë të caktuar për rikthimin te Santos.

Nëse këto raportime konfirmohen, futbolli botëror mund të jetë pranë humbjes së një prej yjeve më të mëdhenj të gjeneratës së fundit.