Më tutje sipas ASK-së numri më i madh i rasteve është evidentuar në Prizren me 192 shkurorëzime (8,8 %), pasuar nga Prishtina me 175 raste (8,0 %) dhe Peja me 163 raste (7,4 %).
ipas kohëzgjatjes së martesës, pjesa më e madhe e shkurorëzimeve i përkiste martesave që kishin zgjatur 5–9 vjet, me 627 raste, ose 28,6 % të numrit të përgjithshëm të shkurorëzimeve.
Pas tyre renditen martesat me kohëzgjatje 10–14 vjet, me 297 raste, ose 13,5 %.
Sipas grup-moshës, tek gratë numri më i madh i shkurorëzimeve është regjistruar në grup-moshën 25–29 vjeç, me 463 raste (21,1 %), ndërsa tek burrat në grup-moshën 30–34 vjeç, me 464 raste (21,2 %).
