Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar ndërkombëtarisht, dërgohet në ndalim për 48 orë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Belgjikës. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer në orët e para të së mërkurës, rreth orës 00:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe…

Lajme

08/07/2026 15:53

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas kosovar të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Belgjikës.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer në orët e para të së mërkurës, rreth orës 00:55, në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë, nga zyrtarët e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitë e tjera policore.

Policia bëri të ditur se i arrestuari, me inicialet S.U., kërkohej nga INTERPOL-i në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet belge.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar policor dhe në zbatimin e urdhër arresteve ndërkombëtare, me synim luftimin e krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit. /Lajmi.net/