Basha merr vendim, kufizon qarkullimin e automjeteve mbi 20 tonë në temperatura të larta

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se ka marrë vendim për vendosjen e kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Ky vendim sipas Bashës, ka për qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në…

Lajme

08/07/2026 15:26

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha ka njoftuar se ka marrë vendim për vendosjen e kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Ky vendim sipas Bashës, ka për qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

“Ky VENDIM përcakton temperaturat dhe intervalet kohore kur aktivizohen kufizimet:

Në AUTOUDHË, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 32°C ose më e lartë, në intervalin 11:00–17:30.

Në rrugët NACIONALE, RAJONALE dhe LIDHËSE, kufizimi do të zbatohet në ditët kur parashikohet temperaturë maksimale 35°C ose më e lartë, po ashtu në intervalin 11:00–17:30”, ka shkruar Basha.

Ai ka thënë se MIT do të publikoj çdo ditë, pas orës 16:00, njoftimin zyrtar për zbatimin ose moszbatimin e kufizimeve për ditën pasuese, bazuar në parashikimin më të fundit të Institutit Meteorologjik të Kosovës.

“Ky vendim synon mbrojtjen e rrugëve nga dëmtimet që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe ngarkesat e rënda, duke garantuar njëkohësisht siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shtuar Basha. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: